Begaj: Samiti i Procesit të Berlinit do të nxisë marrëdhënie të mira mes Ballkanit Perëndimor

LAJME|VENDIMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|15 Tetor 2023
Begaj: Samiti i Procesit të Berlinit do të nxisë marrëdhënie të mira mes Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar të dielën me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke thënë se Samiti i Procesit të Berlinit do të nxisë marrëdhënie më të mira mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai ka shkruar në Facebook se ky Samit do të ndërtojë rrugë për krijimin e një tregu ekonomik të zonës, derisa shtoi se “Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian”.

Krerët e institucioneve të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën (16 tetor) në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit, që për herë të parë zhvillohet në një vend të rajonit.

Pjesëmarrëse do të jetë edhe Kosova, ku kryeministri Albin Kurti pati thënë Procesi i Berlinit është i nevojshëm për integrimin në BE./KOHA/

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika