Policia ka njoftuar se sot rreth orës 00:11 është raportuar për një gjuajtje më armë zjarri në një gazmend në fshatin Sallagrazhdë, Suharekë.
Në njoftim bëhet e ditur se policia ka reaguar menjëherë por i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Në lidhje me rastin e raportuar, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës ka vazhduar hetimet dhe kanë punuar për arrestimin e të dyshuarit, i njëjti sot me datë 31.07.2024 rreth orës 08:30 është paraqitur në Stacionin Policor të Suharekës , gjithashtu e ka dorëzuar armën e zjarrit – pushkë automatike (AK-47) dhe një karikator të zbrazët, pra është dorëzuar arma me të cilën dyshohet se kishte shtënë në gazmendin familjar në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës. I dyshuari ( S. N. 27 vjeç ) është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit i njëjti ndalet në ndalim policor për 48 orë. Arma dhe karikatori janë sekuestruar gjithashtu.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kundër të dyshuarit bëhet e ditur se do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”./TVPrizreni/