Një apel humanitar është publikuar për të mbështetur Mimoza Gashin, e cila prej vitesh po përballet me një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë në përpjekje për t’u bërë nënë.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga familja, Mimoza ka kaluar gjashtë operime, analiza të shumta, terapi dhe trajtime, të cilat kanë qenë të kushtueshme dhe kanë rënduar ndjeshëm gjendjen financiare të familjes. Pavarësisht sfidave, çifti nuk ka hequr dorë nga ëndrra për t’u bërë prindër.
Aktualisht, ata janë në fazën e transferimit të dytë të IVF-së dhe embrionet tashmë janë të gatshme. Për të përfunduar procedurën, nevojiten edhe 3 mijë euro, shumë që familja nuk ka mundësi ta sigurojë e vetme.





