LAJME

Ambasada gjermane uron Dimal Bashën: Shpresojmë që Kosova tani të jetë në gjendje të formojë Qeverinë e re

Ambasada gjermane uron Dimal Bashën: Shpresojmë që Kosova tani të jetë në gjendje të formojë Qeverinë e re
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Gusht 2025, 13:01

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryekuvendar.

Në një postim në faqen zyrtare, Ambasada e Gjermanisë e ka uruar Bashën për postin e ri.

Në të njëjtin reagim, Ambasada gjermane ka thënë se shpresojnë që Kosova do të jetë në gjendje të ecë përpara me formimin e institucioneve të reja.

“Urime Dimal Bashës, kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës. Shpresoj që Kosova tani të jetë në gjendje të ecë përpara në formimin e institucioneve”, thuhet në reagim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika