Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës, ku disa persona kanë marrë lëndime trupore pas pasi katër automjete u përplasën mes vete, shkruan Sinjali.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili për Sinjalin shtoi se nga ky aksident janë lënduar 12 persona.





