LAJME

AAK në Prizren: Komuna e Prizrenit me rreth 7 milion të buxhetit të pashpenzuara

AAK në Prizren: Komuna e Prizrenit me rreth 7 milion të buxhetit të pashpenzuara
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Janar 2024, 13:24

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Prizren, përmes një postimi në Facebook, kanë ndarë rezultatet e realizimit të buxhetit të komunës për vitin 2023, ku vërehet se rreth 7 milion e buxhetit nuk është shpenzuar. AAK është shprehur se mos shpenzimi i buxhetit është keqmenaxhim dhe mospërmbushje e nevojave të qytetarëve të Komunës së Prizrenit.

”Komuna e Prizrenit me rreth 7 milion të buxhetit të pa-shpenzuara.

Edhe pse Kryetari Totaj, tash e sa kohë vetëm ankohet për mungesë të buxhetit, edhe ky vit e gjen Komunën e Prizrenit me disa milion buxhet të pa-shpenzuar.

Mos shpenzimi i buxhetit është keq-menaxhim dhe mos-përmbushje e nevojave të qytetarëve të Komunës së Prizrenit.”, shkruan AAK në Facebook./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika