LAJME

87 pacientë me COVID po trajtohen në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, dy prej tyre foshnje

87 pacientë me COVID po trajtohen në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, dy prej tyre foshnje
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Korrik 2022, 11:30

Në klinikat në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme të Kosovës në kuadër të SHSKUK-së janë duke u trajtuar 87 pacientë me COVID-19.

Në Klinikën Infektive janë 32 pacientë, ndërsa një tjetër është në Intensive. Në Mjekim Intensiv Qendror janë dy pacientë, në Pediatri pesë pacientë, në Gjinekologji 4 pacientë e në Neonatologji janë dy foshnje.

Në Spitalin e Gjilanit janë të shtrirë 15 pacientë me COVID, në atë të Pejës 13 pacientë, në të Gjakovës 10 dhe të Mitrovicës tre.

Aktualisht në Kosovë janë 10.684 raste aktive me COVID. /koha.net/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika