LAJME

18.555 persona të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

18.555 persona të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shtator 2021, 17:05

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 425.551 qytetarë.

Gjithsej në Kosovë janë vaksinuar 1.147.803 persona.

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 6.630 testime, prej tyre 259 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 850 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.

Në total numri i rasteve aktive është 11.862.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika