LAJME VENDI 1765 raste të reja me coronavirus në Kosovë, 5 raste të vdekjes TV Prizreni - August 17, 2021 0 17 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës. Deri më sot 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278. Në total numri i rasteve aktive është 10.183. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!