Në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme të Kosovës po trajtohen 1174 pacientë nga COVID-19, ndërsa prek tyre të konfirmuar me COVID janë 1054.
1017 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa 79 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në klinikat në QKUK po trajtohen 408 pacientë, ndërsa 368 prej tyre janë me oksigjenoterapi, ndërsa në spitalet e përgjithshme janë 766 pacientë, prej tyre 630 të konfirmuar pozitivë me COVID-19 e 649 me oksigjenoterapi.
Në klinikën Infektive në QKUK po trajtohen 99 pacientë, në Infektive II (Mjekësi Sportive) 108 pacientë, në Infektive III (Interno) 74 pacientë, në Pulmologji 91 pacientë, në Mjekim Intensiv COVID-19 janë 22 pacientë, në Gjinekologji 11 pacientë, e Pediatri 3 pacientë.
Ndërkohë në spitalet e përgjithshme më së tepërmi pacientë ka në Spitalin e Pejës, 214. Pasuar nga Spitali i Prizrenit ku po trajtohen 173 pacientë. Në Spitalin e Gjilanit janë 118 pacientë, të Gjakovës 104, të Ferizajt 75, të Mitrovicës 53 e të Vushtrrisë 29.