Gjendja me pandeminë COVID-19 vazhdon të përmirësohet në Kosovë.Dje u shënuan 17 raste të reja me këtë virus, ndërsa dy persona humben jetën.Numri i të shëruarve është rritur, kurse numri i rasteve aktive është 172.
172 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

“Nga 1.241 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.353. Në total numri i rasteve aktive është 172”, thuhet në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.565 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 196.829 doza të vaksinës.
Deri këtë të premte 47.141 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

