- Reklama -

17 deputetë hyjnë për herë të parë në Kuvend, 38 gra siguruan ulëse pa kuotë

KQZ-ja ka përfunduar rreth 80 për qind të numërimit të votave për deputetë, duke e ndërprerë përkohësisht procesin për shkak të festave, i cili do të rinisë më 1 janar pasdite në komunat ku nuk ka përfunduar. Sipas rezultateve të deritanishme, në Kuvend pritet të hyjnë 17 deputetë për herë të parë, kryesisht nga partitë shqiptare. 38 është numri i ulëseve që i kanë siguruar deputetet gra pa ndihmën e kuotës gjinore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar afër 80 për qind të votave të kandidatëve për deputetë para se ta ndërpriste procesin e numërimit të mërkurën.

Numërimi tani është mbyllur përkohësisht për shkak të festës së ndërrimit të moteve. Ato do të hapen në 11 komuna më 1 janar në orën 16:00. Përgjatë kësaj kohe sa do të qëndrojnë të mbyllura të sigurta do t’i mbajë Policia e Kosovës.

- Reklama -

“Numri i përgjithshëm i Qendrave Komunale të Numërimit të cilat e përmbyllin aktivitetet nga dita e hënë deri më sot në mesditë është 27 komuna. Pjesa tjetër e komunave do të vazhdojnë procesin e numërimit dhe verifikimit më 1 janar në orën 16:00”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në përbërjen e re të Kuvendit do të hyjnë krejt 17 deputetë për herë të parë, sipas të dhënave nga numërimi i afër 80 për qind të votave.

15 deputetë të rinj do të jenë nga partitë shqiptare, një nga komuniteti joserb dhe një nga grupi multietnik.

Sipas votave aktuale, për herë të parë deputetë nga Vetëvendosje do të jenë: Rufki Suma, Blerim Gashi, Fatos Geci, Hysen Durmishi, Taulant Kelmendi, Jeton Raka, Arsim Ademi, Sylejman Meholli dhe Naim Bardiqi.

Në Partinë Demokratike për herë të parë deputetë do të bëhen Arian Tahiri, Arben Mustafa e Besa Kabashi-Ramaj.

Sipas këtyre të dhënave aktuale edhe në LDK do të jenë tre deputetë për herë të parë, Janina Ymeri, Adelina Thaçi e Ermal Sadiku.

Ndërkaq nga AAK-ja nuk ka deputetë të rinj.

Nga komuniteti serb deputet i ri do të jetë Nemanja Bisevac e nga pakicat joserbe deputeti turk Ergul Mazreku.

Deri tash janë 38 deputete gra që kanë siguruar ulëse pa ndihmën e kuotës gjinore.

21 gra janë nga LVV, 6 nga PDK-ja, 5 nga LDK, 1 nga AAK, 3 nga komuniteti serb dhe 2 nga grupi multietnik.

Sipas të dhënave nga numërimi i 80 për qind të votave, kandidati më i votuar është Albin Kurti me mbi 273 mijë vota, i dyti Glauk Konjufca me mbi 213 mijë dhe i treti Bedri Hamza me 126 mijë vota.

Pos Hamzës, 10-shen e deputetëve më të votuar në Kosovë e përbëjnë 9 deputetë të LVV-së.

KQZ-ja ka njoftuar se gjatë kësaj jave pritet të fillohet edhe me numërimin e votave jashtë Kosovës, më pas atyre me kusht dhe atyre të votuesve me nevoja të veçanta.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort