Një 15-vjeçar në Shtime ka dorëzuar në Polici 180 euro të gjetura në rrugën “Tahir Sinani”, ndërsa paratë i janë kthyer pronares së tyre.
15-vjeçari në Shtime gjen 180 euro në rrugë dhe i dorëzon në Polici

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, ngjarja ka ndodhur më 22.04.2026, kur nxënësi me inicialet N.SH., teksa po lëvizte në këtë rrugë, ka hasur në shumën e parave dhe është paraqitur në stacionin policor në Shtime për t’i dorëzuar ato.
“Në prezencën e policisë, shuma prej 180 eurosh i është kthyer pronares, e cila falënderoi nxënësin për gjestin e tij. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, falënderon nxënësin N.SH. për këtë veprim human dhe shembullor”- shkruan Policia.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Policia jep detaje për aksidentin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Një i vdekur dhe një i lënduar pas një përleshjeje mes kushërinjve në Kobaj të Prizrenit

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

