Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të akuzuarin për sulm ndaj pjesëtareve të KFOR-it në Zveçan, Nenad Orloviq, me 15 muaj burgim dhe 12.000 euro gjobë.
Kryetarja e trupit gjykues, Valbona Musliu Selimaj, tha se vendimi do të bëhet direkt i zbatueshëm meqë vjen si rezultat i marrëveshjes për pranimin e fajësisë.
Serbi me shtetësi kosovare dhe të Serbisë, Orloviq, u dënua për veprat penale pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale e huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar.





