Karateistët e Kosovës kanë shkëlqyer në Kampionatin Mesdhetar të karatesë, që u zhvillua në Guadalajara të Spanjës, duke u kthyer me 15 medalje.
Prej tyre, shtatë të arta, katër të argjendta dhe katër të bronzta.
Falë këtij suksesi, Kosova u rendit në vendin e dytë në tabelën e përgjithshme të shteteve, menjëherë pas Spanjës.





