Zyra për informim e DRP-Prizren përmes një komunikate për media, ka njoftuar se
gjatë 24 orëve të fundit, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së
Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren,
Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në
parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19. Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid19 në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 133 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006, janë kontrolluar gjithsej 56 lokale dhe janë shqiptuar 4 fletëparaqitje dhe 1 vërejtje për biznese në Prizren, ndërsa në Suharekë policia dhe inspektoret kanë shqiptuar 3 fletëparaqitje dhe 1 vërejtje për bizneset.
Por në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar edhe 127 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion.
Duke e ditur se Prizreni është një qendër kulturore dhe historike, frekuentohet nga shumë
vizitorë nga jashtë e nga rajonet tjera të Kosovës, andaj te një pjesë e tyre policia ka dhënë
rekomandime dhe vërejtje që të njëjtit gjatë vizitës në Prizren të marrin edhe masat mbrojtëse siç janë maskat.
Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë. Lidhur me aktivitetin e datës 23 nëntor 2020, i keni të bashkangjitura edhe disa foto gjatë kryerjes së detyrave, thuhet në fund të kësaj komunikate.