LAJME

13 vjetori i vendimit të GjND-së, analisti evropian: Koha që Serbia dhe vendet e tjera ta njohin Kosovën

13 vjetori i vendimit të GjND-së, analisti evropian: Koha që Serbia dhe vendet e tjera ta njohin Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Korrik 2023, 16:45

Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, tha se është koha që Serbia dhe vendet e tjera që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta bëjnë një gjë tillë.

Bielamowicz, në një postim në Twitter, ka shkruar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

“Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Është koha që Serbia dhe vendet e tjera që nuk e kanë bërë ende këtë, ta njohin këtë realitet të pakthyeshëm”, ka shkruar ai në “Twitter’.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika