Ekipi i Kosovës për të rinj do të marrë në Festivalin Veror Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Banska Bystrica, që prej 24-30 korrik 2022 mbahet në qytetin Banska Bystrica të Sllovakisë.
Ekipi ynë përbëhet prej 13 sportistëve të shtatë sporteve të ndryshme. Atletika prin me tre garues, xhudo, noti, tenisi dhe badminton kanë nga dy, ndërsa çiklizmi dhe gjimnastika artistike nga një.
Në EYOF marrin pjesë sportistë të moshës 15-18 vjeç. Banska Bystrica 2022 është dashur të mbahej në verën e vitit të kaluar, por u shty për një vit shkaku i pandemisë Covid 19 dhe shtyerjes së Lojërave Olimpike Tokyo 2020.






