LAJME

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Janar 2026, 16:42

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje (RC-E) e KFOR, po vazhdojnë patrullimet e rregullta në disa komuna në veriun e Kosovës, në kuadër të zonës së tyre të përgjegjësisë.

Sipas njoftimit, përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan vetëdijen situacionale dhe kontribuon në stabilitetin e përgjithshëm në rajon, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

KFOR thotë se po vazhdon zbatimin e mandatit të saj, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes.

Në ushtrimin e detyrave të saj, KFOR thekson se bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në përputhje me rolin e tij si reagues i sigurisë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika