LAJME

Universiteti i Prizrenit shënon përparim të vazhdueshëm në renditjen Webometrics

Universiteti i Prizrenit shënon përparim të vazhdueshëm në renditjen Webometrics
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Korrik 2026, 09:14
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren po vazhdon të shënojë progres të qëndrueshëm në renditjen ndërkombëtare Webometrics, duke përmirësuar vazhdimisht pozitën e tij në nivel global.
Sipas njoftimit të këtij institucioni akademik, në periudhën 2023–2026, Universiteti i Prizrenit ka avancuar gjithsej për 4,203 vende në renditjen botërore të Webometrics, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm në rritjen e cilësisë akademike, fuqizimin e kërkimit shkencor, rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare dhe promovimin e publikimeve shkencore.
Përmirësimi i universitetit gjatë katër viteve të fundit është si vijon:
  • Korrik 2023: Pozita 14,609
  • Korrik 2024: Pozita 13,158 (përmirësim prej 1,451 vendeve)
  • Korrik 2025: Pozita 11,366 (përmirësim prej 1,792 vendeve)
  • Korrik 2026: Pozita 10,406 (përmirësim prej 960 vendeve)
Sipas rezultateve të publikuara për muajin korrik 2026, Universiteti Prizrenit renditet në pozitën 10,406 në botë, duke avancuar për 960 vende krahasuar me korrikun 2025.
“Ky rezultat është fryt i angazhimit të stafit akademik, administrativ dhe studentëve, si dhe i strategjisë institucionale për ndërkombëtarizim, zhvillim të kërkimit shkencor dhe përmirësim të vazhdueshëm të performancës universitare. Universiteti i Prizrenit mbetet i përkushtuar të vazhdojë këtë trend pozitiv, duke synuar rritjen e mëtejshme të cilësisë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe bashkëpunim ndërkombëtar.” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika