Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu është deklaruar sot lidhur me rastin e zbulimit të 1 milion eurove në një automjet në pikën kufitare në Merdar, gjersa theksoi se është një ndër goditjet më të rëndësishme ndaj lëvizjeve të paligjshme financiare.
Llugaliu në një postim në LinkedIn thotë se zbulimi i këtij rasti është rezultat direkt i përkushtimit të stafi t si dhe i investimit strategjik në skanerët X-Ray, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe i bashkëpunimit efektiv në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit në mes Doganës dhe Policisë Kufitare.

Zbulohen rreth 1 milion euro cash në PKK MerdareRreth 1 milion euro të padeklaruara janë zbuluar në PKK Merdare – një ndër goditjet më të rëndësishme ndaj lëvizjeve të paligjshme… | Agron Llugaliu www.linkedin.com





