Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar armëpushimin 5 ditor me Iranin pas dy ditë bisedimeve të suksesshme mes dy vendeve.
Ulen armët në Iran, Trump njofton armëpushim 5-ditor dhe nisjen e negociatave me Teheranin

Trump thotë se vijimi i marrëdhënieve do të varet nga suksesi i grupeve negociatore.
“Jam i kënaqur të raportoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendi i Iranit kanë pasur, gjatë dy ditëve të fundit, bisedime shumë të mira dhe produktive në lidhje me një zgjidhje të plotë dhe përfundimtare të armiqësive tona në Lindjen e Mesme. Bazuar në karakterin dhe tonin e këtyre bisedimeve të thelluara, të detajuara dhe konstruktive, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, kam udhëzuar Departamentin e Luftës të shtyjë çdo dhe të gjitha sulmet ushtarake kundër centraleve energjetike dhe infrastrukturës së energjisë iraniane për një periudhë pesëditore, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vijim” – shkruan Trump në rrjete sociale.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Haradinaj me kritika: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur

Nis aplikimi për dokumente kosovare për serbët që jetojnë ose punojnë në Kosovë

320 vende, mbi 1 mijë aplikantë për t’u bërë pjesë e FSK-së

