LAJME

Terras: Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë duhet t’i japë fund bllokadës politike

Terras: Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë duhet t’i japë fund bllokadës politike
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Dhjetor 2025, 11:57

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë duhet t’i japë fund bllokadës politike që i ka kushtuar vendit miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian.

“Rezultatet e zgjedhjeve të Kosovës duhet t’i japë fund bllokadës politike që i ka kushtuar vendit miliona euro të fondeve të BE-së. Kryeministri Albin Kurti tash ka një mandat të qartë dhe një përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në platformën “X”.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme të së dielës i ka fituar 49.3 për qind të votave, bazuar në rezultatet preeliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e në këto shifra nuk janë votat me kusht dhe ato nga jashtë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika