Një rast i dhënies së ryshfetit është shënuar më të premten në pikën kufitare në Bërnjak.
Sipas raportit policor, një shtetas i Serbisë është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar t’i japë ryshfet një zyrtari policor në vlerë prej 50 euro.

Dyshohet se ai e kishte bërë këtë veprim me qëllim që t’i mundësojë bashkëshortes së tij hyrje të paligjshme në territorin e Republikës së Kosovës.
Shuma e parave është sekuestruar si provë materiale, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin e bazuar se në PKK Bërnjak ka tentuar t’i ofrojë ryshfet zyrtarit policor në vlerë 50 euro në mënyrë që bashkëshortja e tij të hyjë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës. Paratë janë sekuestruar si provë, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.