Policia ka njoftuar se të dielën, më datë 18.01.2026, rreth orës 17:45, pas një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Randobravë të Prizrenit, njëri prej tyre dyshohet se ka marrë armën dhe ka kanosur personin tjetër, fqinjë i tij.
Policia bën të ditur se ka identifikuar të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit përgjegjës është bastisur shtëpia e tij.
Sipas njoftimit, gjatë bastisjes janë hasur dhe sekuestruar:
Një revole me dy karikator me 30 fishekë,
Një pushke gjuetie pa fishekë dhe
Një pushke luftarake me një karikator pa fishekë.
“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale në Prizren është duke e hetuar rastit. I dyshuari me aktvendim te prokurorit është ndaluar për në ndalim policor për 48 ore. Kundër tij është filluar procedura penale për veprat penale ‘Posedim i paautorizuar i armës dhe municionit’ dhe ‘Kanosje’. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtjen dhe përdorimin e tyre” – thuhet në njoftim.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.