- Reklama -

Rreth 1300 të dënuar të përfshirë në programe rehabilituese gjatë vitit 2025

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka prezantuar arritjet kryesore të vitit 2025, duke theksuar përparime të rëndësishme në rritjen e sigurisë, rehabilitimin e personave të privuar nga liria, profesionalizimin e stafit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Gjatë vitit 2025, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar përparime të rëndësishme në rritjen e sigurisë, rehabilitimin e personave të privuar nga liria, profesionalizimin e stafit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

- Reklama -

Një nga arritjet më të rëndësishme të këtij viti është vlerësimi ndërkombëtar i institucionit.

ShKK bën të ditur se është nderuar me çmimin prestigjioz “ICPA Award of Excellence” nga International Corrections and Prisons Association për projektin “Comprehensive Rehabilitation and Health Care”, i cili, sipas njoftimit, “dëshmon përkushtimin ndaj trajtimit human dhe rehabilitimit efektiv të personave të privuar nga liria”.

Po gjatë vitit 2025, Shërbimi Korrektues i Kosovës është bërë anëtar i EuroPris, rrjetit evropian të shërbimeve korrektuese. Sipas njoftimit, ky anëtarësim “hap rrugë të reja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe shkëmbim të praktikave më të mira në fushën korrektuese”.

Institucioni thekson se vëmendje e veçantë i është kushtuar rehabilitimit dhe risocializimit, ku “rreth 1300 të dënuar u përfshinë në programe rehabilituese, aftësim profesional dhe programe të punës”, me qëllim të rritjes së mundësive për riintegrim të suksesshëm në shoqëri.

Në aspektin e sigurisë, ShKK njofton se janë arritur rezultate konkrete në parandalimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese, duke garantuar “rend, disiplinë dhe një nivel më të lartë sigurie për të gjithë”.

Gjithashtu, gjatë vitit 2025 është investuar në ngritjen profesionale të stafit.

“Një numër i konsiderueshëm i oficerëve korrektues përfunduan trajnime të avancuara brenda dhe jashtë vendit ndërsa 15 oficerë korrektues kanë përfunduar me sukses trajnimin në Danimarkë në kuadër të marrëveshjes për transferimin e të burgosurve në Qendrën Korrektuese në Gjilan”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se drejtuesit e Shërbimit Korrektues kanë marrë pjesë aktive në forume dhe konferenca ndërkombëtare, ku kanë prezantuar reformat dhe përvojat e Kosovës, duke rritur dukshmërinë dhe besueshmërinë e institucionit.

Po ashtu, ShKK thekson se gjatë vitit 2025 ka avancuar zbatimin e standardeve evropiane, përfshirë metodologjitë e Këshillit të Evropës për menaxhimin e personave të dënuar për ekstremizëm të dhunshëm, me fokus në siguri, parandalim dhe shëndet mendor.

“Viti 2025 përfaqëson një periudhë të rëndësishme konsolidimi dhe zhvillimi për Shërbimin Korrektues të Kosovës”, thuhet në njoftim, duke e cilësuar institucionin si “të besueshëm, profesional dhe të orientuar drejt sigurisë publike dhe rehabilitimit”. /Telegrafi

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort