Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka komentuar situatën politike në Kosovë, duke thënë se nuk është e kënaqur me vendimin për të organizuar sërish zgjedhje, por vlerëson se demokracia në vend po funksionon.
Në një intervistë për A2CNN, Kos tha se arsyeja e pakënaqësisë së saj lidhet me pritjen e ratifikimit të dy marrëveshjeve të Planit të Rritjes, të cilat janë të domosdoshme për financimin e reformave të ndërmarra nga qeveria aktuale.
“Për çështjen e Kosovës, nuk jam e kënaqur që tani do të kenë përsëri zgjedhje, por demokracia e tyre po funksionon dhe jam e kënaqur për këtë. Po presim ratifikimin e dy marrëveshjeve për Planin e Rritjes. Kosova po bën reformat, por nuk mund t’i paguajmë paratë sepse nuk kemi këto marrëveshje”, tha Kos.





