Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë një seancë të jashtëzakonshme pas rastit tragjik në Pejë, ku Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli.

Ndërsa, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se tashmë ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për thirrjen e seancës.![]()
“Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, e cila tri ditë më parë kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj, është një tragjedi që kërkon drejtësi dhe përgjegjësi institucionale” – ka thënë Nagavci në Facebook më 26.10.2026.
“Si Grup Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kemi nisur menjëherë mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, që të mbahet sot. Si hap të parë, do të kërkojmë themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë në këtë rast dhe për të zbardhur veprimet dhe mosveprimet e institucioneve” – ka deklaruar ajo.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.