Home LAJME “Pesë orë në ajër” – S’kishte personel të certifikuar, aeroplani ushtarak gjerman s’aterron në Prishtinë por në Shkup

“Pesë orë në ajër” – S’kishte personel të certifikuar, aeroplani ushtarak gjerman s’aterron në Prishtinë por në Shkup

0
“Pesë orë në ajër” – S’kishte personel të certifikuar, aeroplani ushtarak gjerman s’aterron në Prishtinë por në Shkup

Një aeroplan ushtarak gjerman është nisur nga Berlini në Prishtinë, por për shkak të mjegullës, për pesë orë nuk ka mundur të aterrojë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Aeroplani ushtarak gjerman s’ka mundur të aterrojë në Prishtinë për shkak se ai nuk ka pasur personel të certifikuar për aterrim në dukshmëri të ulët, ka bërë të ditur Driton Ujkani nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA).

“Fluturimet e tjera janë duke u zhvilluar normalisht”, ka thënë Ujkani për KOHËN.

Gjurmuesi i fluturimeve, “Flightradar24”, ka treguar se aeroplani i nisur nga Berlini në orën 8:40 të mëngjesit, ka aterruar në Shkup.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here