LAJME

Osmani: Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ishte strategu i betejave dhe ndërtuesi i aleancave

Osmani: Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ishte strategu i betejave dhe ndërtuesi i aleancave
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Janar 2026, 11:39

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanim kujtoi heroin Gjergj Kastriot Skënderbeu, me rastin e 558 vjetorit të vdekjes së tij më 17 janarin e vitit 1468. Ajo tha se Skënderbeu ishte shpata e lirisë, strategu i betejave dhe ndërtuesi i aleancave.

Në një postim në Facebook, Osmani shkruan se nga Kruja në zemrën e Evropës, emri i tij u bë simbol i qëndresës, i nderit dhe i identitetit tonë të përjetshëm.

“Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ishte shpata e lirisë, strategu i betejave dhe ndërtuesi i aleancave. Ai nuk e mbrojti vetëm tokën shqiptare, por dinjitetin, besimin dhe lirinë e kontinentit evropian. Nga Kruja në zemrën e Evropës, emri i tij u bë simbol i qëndresës, i nderit dhe i identitetit tonë të përjetshëm. Lavdi Kryetrimit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu!”, shkruan e para e vendit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika