LAJME

Një mjeke shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në hapësirat e QKUK-së

Një mjeke shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në hapësirat e QKUK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Mars 2026, 11:34

Një mjeke, e cila është shtatzënë, është sulmuar nga qentë endacakë mëngjesin e sotëm brenda hapësirave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha se e lënduara ka marrë trajtimin e parë në Emergjencë dhe se gjendja e saj është stabile.

“Një mjeke është lënduar pasi është sulmuar prej qenve dhe është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe pas trajtimit do të pranohet në Kirurgjinë Plastike për trajtim të mëtejshëm. Gjendja e saj është stabile”, kanë thënë nga QKUK.

Mjekja po vazhdon të jetë nën kujdesin mjekësor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika