LAJME

Një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Leshan të Suharekës, trupi dërgohet në IML

Një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Leshan të Suharekës, trupi dërgohet në IML
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Nëntor 2026, 12:20

Policia e Kosovës njofton se më 25 nëntor 2026, rreth orës 07:00, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informatë nga mjeku kujdestar i QKMF-së në Suharekë, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes në fshatin Leshan, se një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të Stacionit Policor në Suharekë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, si dhe ekspertët mjekoligjorë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se në konsultim me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.

Policia e Kosovës thekson se, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika