LAJME

Nga 16 prilli aksion për lirimin e hapësirave publike në Prizren, bizneset pa leje do të gjobiten dhe mallrat do të konfiskohen

Nga 16 prilli aksion për lirimin e hapësirave publike në Prizren, bizneset pa leje do të gjobiten dhe mallrat do të konfiskohen
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2026, 12:20

Drejtoria Komunale e Inspektorateve njofton pronarët e lokaleve që ekspozojnë mallra (pemë, perime, tekstil, plastikë, etj.) para lokaleve afariste, e që nuk janë të pajisur me leje nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, se Inspektorati Komunal nga data 16 prill 2026 do të ndërmarrë aksion për largimin e tyre me qëllim lirimin e të gjitha hapësirave publike dhe krijimit të qasjes së lirë për qytetarët në këto hapësira.

Në të kundërtën, njofton Drejtoria e Komunale e Inspektorateve, pronarët e lokaleve do të gjobiten dhe mallrat do të konfiskohen, për të cilin proces shpenzimet do t’i bartin pronarët e bizneseve.

Njoftimin zyrtar mund ta gjeni në këtë vegëz:
https://prizren.rks-gov.net/…/Njoftim-nga-Drejtoria-e…

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika