Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se bazuar në vendimin e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), nga data 01.06.2026 hyjnë në fuqi masat e përkohshme për parandalimin e keqpërdorimit të ujit të pijshëm gjatë sezonit veror.
Sipas njoftimit, ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm për:
- Larjen e automjeteve;
- Pastrimin e rrugëve, trotuareve dhe sipërfaqeve të tjera publike apo private;
- Ujitjen e kopshteve, livadheve dhe tokave bujqësore;
- Mbushjen e pishinave;
- Çdo përdorim tjetër që nuk lidhet me nevojat themelore të konsumit njerëzor.






