LAJME

Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Janar 2026, 16:37

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar importin e kafshëve të gjalla të llojit të deleve dhe dhive, si dhe nënproduktet e tyre (lëkura dhe leshi), përfshirë edhe produktet me origjinë nga këto kafshë që nuk janë të trajtuara termikisht ose që kanë origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Kjo pasi në Republikën e Maqedonisë së Veriut është konfirmuar prania e sëmundjes Lija e dhenve dhe dhive në zonën MKD – Lipkovo.

“Kjo masë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në një vlerësim të mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare, si dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës. Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual.” – thuhet në njoftimin e AUV.

Konfirmimi i pranisë së sëmundjes është dhënë në raportet zyrtare të ADIS dhe Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH).
 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika