LAJME

Lëvizja Vetëvendosje falenderon qytetarët: Jemi subjekti më i votuar në histori

Lëvizja Vetëvendosje falenderon qytetarët: Jemi subjekti më i votuar në histori
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Janar 2026, 13:03

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaroi se është subjekti më i votuar në historinë e Kosovës, duke u bazuar në rezultatet e përmbledhura të KQZ-së.

Pos tjerash, VV falënderoi të gjithë qytetarët që ua besuan votën.

“486,994 vota – 51.11% të vullnetit qytetar. Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk lëshuan pe dhe votuan për siguri dhe begati. Faleminderit secilit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për fitoren tonë të fuqishme në zgjedhjet e 28 dhjetorit!” – shkruan ky subjekt politik.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika