LAJME

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Maj 2026, 11:13

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohje për ushtarët amerikanë që kanë kontribuuar në çlirimin e Kosovës, si dhe në sigurinë dhe prosperitetin e vazhdueshëm të vendit.

Në një postim në rrjetin social X, me rastin e Ditës Përkujtimore (Memorial Day) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti tha se falënderimi vjen në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës.

“Me rastin e Ditës Përkujtimore, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, përcjell falënderimet e Republikës sonë për të gjithë ushtarët amerikanë që kanë kontribuar në çlirimin tonë dhe në sigurinë e prosperitetin e vazhdueshëm të vendit” – ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se kjo ditë është edhe moment për të kujtuar ata që kanë dhënë jetën për vlerat e lirisë, barazisë dhe demokracisë.

“Në këtë ditë solemne, le t’i kujtojmë gjithashtu të gjithë ata që dhanë jetën për vlerat e përjetshme të lirisë, barazisë dhe demokracisë” – ka shkruar Kurti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika