Home LAJME Krasniqi: Clark mbetet në anën e drejtë të historisë – dje në mbrojtje të Kosovës e sot të çlirimtarëve

Krasniqi: Clark mbetet në anën e drejtë të historisë – dje në mbrojtje të Kosovës e sot të çlirimtarëve

0
Krasniqi: Clark mbetet në anën e drejtë të historisë – dje në mbrojtje të Kosovës e sot të çlirimtarëve

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas paraqitjes së gjeneralit Wesley Clark në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po dëshmon në procesin gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi vlerësoi lart rolin historik të gjeneral Clark, duke e quajtur atë një mik të palëkundur të Kosovës.

Krasniqi tha se gjenerali amerikan ka qëndruar gjithmonë në anën e drejtë të historisë.

“Dje, në mbrojtje të popullit tonë në Kosovë. Sot, në mbrojtje të çlirimtarëve tanë në Hagë. Gjenerali Wesley Clark mbetet me këmbëngulje në anën e drejtë të historisë – një pjesë të së cilës e shkroi me lidershipin e tij. Sepse në skenën e madhe të historisë sonë, ai shfaqet gjithmonë i njëjtë: besnik, i vendosur, i drejtë. Një mik që nuk mban uniformë vetëm në fushën e betejës, por edhe në betejën për të vërtetën. Ai nuk ndryshon. Sepse parimet nuk ndryshojnë. Historia e njeh. Ne e nderojmë. Faleminderit, Gjeneral Clark!”, shkruan Krasniqi në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here