Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke theksuar rolin vendimtar të Rugovës në ditët e para të lirisë dhe të shtetndërtimit.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar se ka pasur nderin të bashkëpunojë me presidentin Rugova në një periudhë jashtëzakonisht të ndjeshme për Kosovën, kur po viheshin themelet e shtetit të ri.
“Me Presidentin Dr. Ibrahim Rugova pata nderin të bashkëpunoj në ditët e para të lirisë, në një periudhë vendimtare dhe jashtëzakonisht të ndjeshme të shtetndërtimit. Sot, në përvjetorin e 20-të të ndarjes së tij nga jeta, e kujtojmë me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme. Me vizionin e tij shtetformues, ai i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin, duke kultivuar miqësinë e përjetshme me Amerikën, veprime këto që i paraprinë pavarësisë dhe që vazhdojnë të mbeten themel i vizionit tonë si shtet”, shkruan Haradinaj.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.