Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka qëndruar dje në Suharekë, Shtime dhe Lipjan, ku ka prezantuar vizionin e tij për Kosovën për katër vjetët e ardhshme. Duke thënë se është koha për bashkim dhe hapjen e një kapitulli të ri stabiliteti për Kosovën, Hamza ka theksuar se programi i tij bazohet në katër shtylla: zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, drejtësi, dhe mbrojtje e politikë e jashtme.
Hamza në Suharekë, Shtime dhe Lipjan: Të nisim së bashku një kapitull të ri për Kosovën

Hamza është zotuar se do të rrisë pagat dhe pensionet për 50 %, do ta shfuqizojë ligjin aktual për tatimin në pronë, do të ofrojë mbështetje për bizneset, do të krijoj një fond prej 30 milionë eurove në vit për bursa studentore dhe krijimin e kushteve për shërbime shëndetësore cilësore.
Ai ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që të shfrytëzojnë festat për të ardhur dhe për të votuar këtu në Kosovë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

