- Reklama -

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri

Kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, bashkë me asamblistët e këtyre komunave kanë dhënë betimin më 05.12.2025. Milan Radojeviq ka marrë udhëheqjen e Mitrovicës së Veriut, e cila është drejtuar deri tani nga Erden Atiq. Në Leposaviq ka përfunduar mandatin Lulzim Hetemi dhe e ka marrë Zoran Todiq. Në krye të Zveçanit që drejtohej nga Ilir Peci erdhi Dragisha Miloviq. E në Zubin Potok mandatin e kryetarit e mori Milosh Peroviq. Kjo komunë për rreth tri vjet ishte udhëhequr nga Izmir Zeqiri.

Izmir Zeqiri e priti Peroviqin për t’ia dorëzuar detyrën, por ai s’u paraqit 

- Reklama -

Izmir Zeqiri, tashmë ish-kryetar i Zubin Potokut ka deklaruar se nuk e ka takuar për pranim-dorëzim kryetarin e sapozgjedhur të kësaj komune, Milosh Peroviq.

Zeqiri tha se është i gatshëm të takohet me Peroviqin për t’ia dorëzuar edhe të gjitha materialet protokollare.

“Deri tani  isha në zyrën e kryetarit. Unë besoja që do të vinte pas dhënies së betimit, mirëpo nuk erdh, ta shohim. Me siguri në ditët në vijim do të thërret sepse kemi nevojë për pranim-dorëzime të procesverbaleve, të protokoleve dhe natyrisht jemi të gatshëm që të zhvillojmë, siç e lyp portokoli. Unë i prita, isha gjatë gjithë kohës në zyre. Këta e dhanë betimin dhe dolën, e nuk erdhën… Proceduralisht, nuk ka nevojë më i bë ftesë” – ka thënë Zeqiri para mediave.

Ai u pyet nga gazetarët edhe lidhur me veprimin e një asamblisti që gjatë ceremonisë së betimit i dhuroi një flamur serb kryetarit Peroviq.

“Flamuri që këta po thirren është flamur i shtetit që quhet Serbi që kurrë nuk ka me u pranu këtu, sepse Serbia i ka hak këtij vendi. Sa i përket flamurit kombëtar të serbëve, nuk ka kurrfarë kontesti, mirëpo nuk është ai flamur kombëtar i serbëve, ai është flamuri shtetëror i Serbisë me simbolet SS. Atë flamur pa qato simbole është i Serbisë, dhe kanë të drejtë në bazë të procedurave” – deklaroi Zeqiri.

Milan Radojeviq betohet si kryetar i Mitrovicës së Veriut

I fundit nga katër kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe në veri është betuar Milan Radojeviq.

Ai ka marrë drejtimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Në asamblenë e kësaj komune u betuan edhe përbërja e re e kuvendarëve që fituan mandatin pas zgjedhjeve të 12.11.2025.

Me këtë rast, i përfundoi edhe mandati Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje si kryetar i Komunës së Veriut.

Betohet kryetari i ri i Komunës së Zveçanit

Kryetari i ri i Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq, dha betimin për mandatin që e fitoi pas zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 12.10.2025.

Bashkë me të dhanë betimin edhe mandatarët e rinj të asamblesë.

Pas betimit, kryetari i sapozgjedhur doli menjëherë nga objekti i komunës dhe ende nuk është takuar me ish-kryetarin Ilir Peci për pranim-dorëzimin e detyrës.

Betohet kryetari i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq

Zoran Todiq ka bërë betimin si kryetar i ri i Komunës së Leposaviqit.

Ai është nga radhët e Listës Serbe.

Betimin e dhanë edhe asamblistët e zgjedhur të kësaj komune.

Për rreth tri vjet, Leposaviqin e ka udhëhequr Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Milosh Peroviq betohet si kryetar i Zubin Potokut

Milosh Peroviq nga Lista Serbe ka bërë betimin si kryetar i ri i Komunës së Zubin Potokut.

Para tij, kryetar ka qenë Izmir Zeqiri nga PDK./KALLXO.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort