Babai me dy fëmijët po dyshohet se kanë vdekur pasi një zjarr kaploi hapësirën e tyre në një banesë kolektive në Malishevë.
Babai me dy fëmijë vdesin nga shpërthimi i një bombole gazi në një banesë kolektive në Malishevë

Zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezi, ka konfirmuar rastin duke thënë se thënë se babai është 35-vjeçar ndërsa dy fëmijët janë të mitur, 9 dhe 12-vjeçar.
“Sot, rreth orës 12:55, jemi njoftuar për një incident zjarri në një banesë në lagjen ‘Mirëdita’, në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente. Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete. Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje” – ka thënë Elezaj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuadër të Planit për Rritje Ekonomike

Ministri grek Dendias sot në Prishtinë, takim me KFOR-in dhe Kurtin

“Kosova po shihet keq nga jashtë” – Aktivisti shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, apelon për bashkim politik në Kosovë

