LAJME

Arrihet pajtueshmëri që rezoluta e PDK-së të votohet si pikë e parë e rendit të ditës

Arrihet pajtueshmëri që rezoluta e PDK-së të votohet si pikë e parë e rendit të ditës
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Prill 2026, 10:31

86 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar që rezoluta për mbrojtjen e viktimave të luftës e propozuar nga PDK-ja të vendoset si pikë e parë të rendit të ditës, pas pyetjeve parlamentare.

Pas një konsulte me shefat e grupeve parlamentare me kryetaren e Kuvendit, deputetët që ishin të angazhuar të punojnë në harmonizimin e tekstit janë larguar nga salla për t’i vazhduar punimet në tekstin e rezolutës.

Rezoluta për çmimet e propozuar nga LDK-ja, nga pika e nëntë u zhvendos në pikën e gjashtë.

Rendi i ditës u vota me 91 vota për.

Gjatë kësaj kohe Lista Serbe ka lëshuar sallën e seancave./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika