Një person i dyshuar është arrestuar lidhur me një aksident me fatalitet në rrugën Prizren-Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, ai e ka goditur këmbësorin nga pakujdesia derisa ishte duke e drejtuar veturën, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.