Familja Imeraj po përballet me një situatë të rëndë shëndetësore, pasi Avni Imeraj ka nevojë urgjente për trajtim mjekësor jashtë vendit, në një spital në Stamboll të Turqisë.
Sipas dokumentacionit mjekësor nga Medicine Hospital në Stamboll, Avni Imeraj është planifikuar për trajtim në repartin e Urologjisë. Trajtimi përfshin ekzaminime të detajuara, analiza laboratorike, ndërhyrje kirurgjikale dhe kujdes pas operacionit, me një kosto totale prej 47 mijë euro.
Operacioni pritet të zgjasë rreth 3 deri në 4 orë, ndërsa qëndrimi spitalor do të jetë dyditor, me kontroll pasues një javë pas ndërhyrjes. Qëndrimi i përgjithshëm në Stamboll parashihet të zgjasë rreth 15 ditë.







