LAJME

Abdixhiku takon Sorensen, biseduan për situatën aktuale politike në vend

Abdixhiku takon Sorensen, biseduan për situatën aktuale politike në vend
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Janar 2026, 12:04

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku bëri të ditur se në takim me Sorensen, biseduan për situatën aktuale politike në vend dhe për proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën.

“Theksova rëndësinë e stabilitetit institucional dhe konsolidimit demokratik në vend, si parakushte për funksionimin normal të institucioneve, për besimin e qytetarëve te shteti, për zhvillimin ekonomik, për tërheqjen e investimeve dhe për ruajtjen e kredibilitetit ndërkombëtar të Kosovës” – shkruan Abdixhiku.

Ai shton se në përmbyllje të takimit, ka shprehur pritjen që Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën, si në proceset e përgjithshme politike, ashtu edhe në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe forcimit të perspektivës euroatlantike të vendit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika