LAJME

Abdixhiku: Fitorja e LDK-së është shenjë e forcës dhe qëndrueshmërisë

Abdixhiku: Fitorja e LDK-së është shenjë e forcës dhe qëndrueshmërisë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2025, 13:58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar një ditë pas mbajtjes së balotazhit, duke e cilësuar rezultatin zgjedhor si fitore të demokracisë.

Në një postim në Facebook, ai tha se Kosova “foli me votë, me besim dhe me qartësi”.

Ai ka theksuar se fitorja në kryeqytet është shenjë e forcës dhe e qëndrueshmërisë së LDK-së.

“Mesazhi ishte i pastër: Kosova jeton me demokraci. Kjo është vlera më e madhe e jona si popull! Lidhja Demokratike e Kosovës, shtëpia e madhe e qytetarisë, dje ka fituar. Ka fituar në 7 komuna, përfshirë dhe garën pakrahasueshëm më kryesoren në vend, atë që e synojnë të gjithë, Kryeqytetin. Jemi parti e parë në Prishtinë pas 12 viteve; e fitorja dy herë radhazi këtu është shenjë”, ka shkruar ai.

Ai ka përmendur me emër kandidatët që nuk arritën të fitonin, duke i cilësuar si shembuj të dinjitetit dhe punës së ndershme në “një garë të vështirë e të pabarabartë”.

“Dhe përtej urimeve më të mira për fituesit, dua të shprehë mirënjohjen më të thellë ndaj gjithë atyre që nuk ja dolën këtë herë. Xhafë, Arbër, Besnik e Ardian, na keni bërë krenar secilit me mundin e angazhimin e jashtëzakonshëm. Keni punuar fort, keni punuar mbarë, keni punuar me dinjitet në një garë të vështirë e të pabarabartë – kokën lartë, LDK ndihet krenar që ju ka! Betejat vazhdojnë”, ka shkruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika