Të premten, kryetari I Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar 10 kontratat e para të përfituesve të subvencioneve të OJQ-ve, njofton faqja zyrtare e komunës.
“Fituesit e subvencioneve nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u shprehën të kënaqur me punën dhe angazhimin e Komunës për jetën kulturore në Prizren.
Ndërsa, Kryetari Totaj, tha se OJQ-të përfituese janë të dëshmuara ndër vite dhe mbështetja ndaj tyre nuk do të mungoj as në të ardhmen.






