Një tërmet 3.2 ballë Rihter ka dridhur Prizrenin. Udhëheqësi i Rrjetit Sizmologjik Kosovës, Shemsi Mustafa, tha se tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës dhe se sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët.
“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 01/01/2025 n’ora 00:15 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës dhe i Shqipërisë (zona Jugperëndimore e Kosovës dhe zona VeriLindore e Shqipërisë) është goditur me një tërmet me magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit Thellësia hipoqendrore ishte 14 km”, ka shkruar ai në Facebook.





