LAJME

120 deputetët e zgjedhur të Kosovës

120 deputetët e zgjedhur të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Janar 2026, 15:38

Në përbërjen prej 120 ulësesh të Kuvendit të Kosovës pritet të marrin vend deputetët e dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025. Procesi i numërimit të votave ka qartësuar tashmë emrat e përfaqësuesve që do të hyjnë në Kuvend, ndonëse rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur zyrtarisht dhe zgjedhjet nuk janë certifikuar.

Këtë herë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) si partia e parë me më së shumti vota do të ketë 57 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 22, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 6.

Nga 120 deputetët që përbëjnë Kuvendin e Kosovës, 20 janë të garantuara me Kushtetutë për komunitetet joshumicë që jetojnë në vend. Nga këto 20,  dhjetë janë të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit serb. Nëntë vende do t’i zë Lista Serbe, kurse të dhjetin Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Dy ulëse do të zënë dy deputetë nga Partia Turke Demokratike e Kosovës. Kurse, nga një ulëse kanë fituar partitë tjera të komuniteteve joshumicë: VAKAT, Unioni Social Demokrat, Partia e Re Demokratike, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Partia Liberale Egjiptiane,Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Partia e Bashkuar Gorane.

57 deputetët e Vetëvendosjes që kanë fituar mandatet, janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schëarz, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Avni Dehari, Mimoza Kusari Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Alban Bajrami, Mefail Bajqinovci, Nezir Kraki, Armend Muja, Rufki Suma, Adriana Matoshi, Jeta Statovci, Ardian Gola, Haxhi Avdyli, Adelina Grainca, Blerim Gashi, Albena Reshitaj, Fatos Geci, Agim Bahtiri, Taulant Kelmendi, Artane Rizvanolli Berisha, Fitore Pacolli Dalipi, Dimal Basha, Arbër Rexhaj, Labinotë Demi Murtezi, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Artan Abrashi, Arjeta Fejza, Hysen Durmishi, Arbërie Nagavci, Enver Haliti, Liza Gashi, Valon Ramadani, Adnan Rrustemi, Jeton Raka, Fatmire Kollçaku, Arsim Ademi, Drita Pajaziti, Rozeta Hajdari, Salih Zyba, Fitim Haziri, Fjolla Ujkani, Ilir Kërçeli, Sylejman Meholli, Vigan Qorrolli, Valon Hoti dhe Naim Bardiqi.

Nga 57 më të votuarit e LVV-së, kryeministër pritet të jetë Albin Kurti nëse arrin të marrë votat e mjaftueshme, dhe rreth 19 prej tyre mund të jenë ministrat e Qeverisë Kurti 3 – nëse arrin të formohet ekzekutivi.

Në planet e Kurtit për qeverinë që nuk u formua në legjislaturën e nëntë parashihejkrijimi i 19 ministrive, ndërsa ende nuk dihet nëse ky konfigurim do të ndryshojë. Si rrjedhojë, vendet e tyre në Kuvend do të plotësohen nga kandidatët pasues me numrin më të lartë të votave.

Ndërkaq, mandatarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numërimin e plotë të votave janë: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Nait Hasani, Rrahman Rama, Ganimete Musliu, Eman Rrahmani, Kujtim Gashi, Elmi Reçica, Artan Behrami, Xhavit Haliti, Besa Kabashi Ramaj, Mergim Lushtaku, Ferat Shala, Blerta Deliu-Kodra, Ariana Musliu-Shoshi dhe Arbnore Salihu.

Përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku Sadriu, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Adelina Thaqi Meta, Fadil Hadërgjonaj dhe Ermal Sadiku.

Me numërimin e plotë të votave, AAK do të përfaqësohet me këta përfaqësues: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Time Kadrijaj dhe Albana Bytyçi.

Nga komuniteti joshumicë serbe, Lista Serbe do të përfaqësohet me këta përfaqësues: Slavko Simiq, Igor Simiq, Liljana Stefanoviq, Milan Kostiq, Nemanja Bishevaq, Zlatan Elek, Miljana Nikoliq, Srdjan Popoviq dhe Verica Çeraniç.

Ulësen e dhjetë të deputetit nga komuniteti serb e ka marrë Nenad Rashiq.

Dy nga 10 ulëset për komunitetet joshumicë janë siguruar nga Partia Turke Demokratike e Kosovës me përfaqësuesit Fikrim Damka dhe Fatma Taçi.

Ndërsa nga partitë e tjera të komuniteteve joshumicë kanë fituar nga një ulëse: Rasim Demiri nga VAKAT, Duda Balje nga Unioni Social Demokrat, Emilja Rexhepi nga Partia e Re Demokratike, Elbert Krasniqi nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane, Artan Asllani nga Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve, Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe, në fund, Adem Hoxha nga Partia e Bashkuar Gorane.

Përcaktimi i vendeve të deputetëve në sallë të Kuvendit bëhet sipas fuqisë të subjekteve politike. Nëse dy ose më shumë subjekte politike kanë numër të njëjtë të deputetëve, renditja e tyre bëhet duke marrë për bazë numrin më të madh të votave që kanë fituar në zgjedhjet për Kuvend, sipas Rregullores së Kuvendit.

Sidoqoftë, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka treguar se me përfundimin e numërimit, KQZ është e gatshme të shpallë rezultatin përfundimtar, por ky institucion duhet të presë të kalojë afati për ankesa të mundshme në administrimit e numërimit.

Ndërkohë, PDK-ja ka kërkuar zyrtarisht shfuqizimin e rreth 20.000 votave të dërguara në vend përmes postës nga mërgata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke u thirrur në shkelje ligjore.

Ajo parashtroi ankesë në Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me pretendimin se mbi 20,000 fletëvotime ishin dërguar me postë nga jashtë vendit me vonesë, pas afatit të lejuar ligjor.

Pas certifikimit të zgjedhjeve, përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së Kuvendit janë përgjegjësi e Kryetarit të legjislaturës së mëparshme.  Kryetari i legjislaturës së mëparshme, jo më vonë se pesë ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, e thërret mbledhjen e përbashkët me kryetarët e subjekteve politike, që kanë fituar vende në Kuvend, për të përgatitur propozimin e rendit të ditës dhe për caktimin e vendeve të deputetëve në sallën e seancave plenare.

Sidoqoftë, pjesëmarrja në zgjedhje sipas KQZ ka qenë 45.03% apo 900 mijë e 330 votues nga 1 milion e 999 mijë e 204 votues në Listën Votuese.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë ishte 1,999,204 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 77,086.

Procesi zgjedhor brenda vendit u zhvillua në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Votimi në 29 përfaqësi diplomatike, në gjithsej 18 shtete ka ndodhur më 27 dhjetor.

Procesi zgjedhor jashtë Kosovës u organizua në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Kosovës që janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme, sipas të dhënave të KQZ-së. Atje patën të drejtë vote, 19,187 votuesit e regjistruar në 29 përfaqësi diplomatike.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpërndarë Kuvendin e Kosovës më 20.11.2025, pasi Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë qeverinë edhe pse zgjedhjet parlamentare ishin mbajtur më 09.02.2025.

Presidentja e kishte shpallur 28.12.2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./Kallxo.com

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika